Transmetuar më 20-01-2026, 18:05

Ministri i Jashtëm Rus, Sergei Lavrov, ka dhënë sinjale se Rusia nuk do të “bëjë zë”, në një intesifikim të axhendës amerikane për ishullin e ngrirë, duke theksuar se “Groenlanda, në parim, nuk është pjesë natyrale e Danimarkës, apo jo? Është një pushtim kolonial”… Kjo mund të çojë që SHBA të ulë tonet për çështjen e Ukrainës.

Kjo më kujton një barsaletë.

Në një fshat në Afrikë, shkon një prift i bardhë, ku rrëfeheshin burra e gra. Befas, çobanit të fshatit i lindi një djalë i bardhë.

Çobani shkon i zemëruar në kishë dhe i thotë priftit:

-Atë, fëmija im është i bardhë dhe i vetmi i bardhë këtu je ti. Unë të akuzoj se ti dhe gruaja ime…

-Dëgjo këtu biri im,- i tha prifti. Këto janë punët e Perëndisë. Ja, shiko tufën e deleve të tua psh. Të gjitha delet janë të bardha, por njëra është e zezë. Tani, çfarë të mendoj unë, se ti dhe delja…

Çobani uli tonet dhe tha:

-Dëgjo Atë, e bëjmë kështu: Unë nuk do bëj zë për fëmijën, por edhe ti mos e bëj fjalë me njeri këtë punën e deleve.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit