

TIRANË- Kryeministri i vendit, Edi Rama ka komentuar seancën e cila po mbahet në Gjykatën Kushtetuese për pagat e gjyqtarëve. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama e cilësoj seancën një farsë të shëmtuar e të imagjinueshme, e cila është imponuar nga dy shoqata gjyqtarësh, të cilët duan të rrisin rrogat e tyre me gjyq.
Rama tha se ata janë kategoria më e lartpaguar në Shqipëri, si rezultat i mbështetjes që shumica qeverisëse i dha për hir të Reformës në Drejtësi pushtetit gjyqësor.
Ai tha se kjo bën që Shqipëria të jetë përgjithmonë i vetmi vend në botë, ku gjykatësit paguhen më shumë se sa çdokush tjetër. Në fund, Rama uroi që Gjykata Kushtetuese të mos e lejojë kurrësesi të kthehet në një turp kombëtar.
Postimi i plotë i Edi Ramës:
Sot Gjykata Kushtetuese po zhvillon (fatkeqësisht pa transmetim direkt për shkaqe teknike) farsën më të shëmtuar të imagjinueshme, e cila i është imponuar nga dy shoqata gjyqtarësh, të cilët duan të rrisin rrogat e tyre me gjyq, duke thyer piramidën shtetërore të pagave, ndërkohë që janë kategoria më e lartpaguar në Shqipëri, si rezultat i mbështetjes që kjo shumicë qeverisëse i dha për hir të Reformës në Drejtësi pushtetit gjyqësor!
Tani këta duan që në përjetësi t’u jepet e drejta ta rrisin vetë rrogën sa herë rriten pagat e tjera, pra Shqipëria të jetë përgjithmonë i vetmi vend në botë ku gjykatësit paguhen më shumë se sa çdokush tjetër duke marrë kompetencat kushtetuese të qeverisë e të parlamentit për politikën e pagave – ky është një skandal logjik, moral, ligjor dhe kushtetues, të cilin uroj që Gjykata Kushtetuese të mos e lejojë kurrësesi të kthehet në një turp kombëtar.
Sot Gjykata Kushtetuese po zhvillon (fatkeqësisht pa transmetim direkt për shkaqe teknike) farsën më të shëmtuar të imagjinueshme, e cila i është imponuar nga dy shoqata gjyqtarësh, të cilët duan të rrisin rrogat e tyre me gjyq, duke thyer piramidën shtetërore të pagave,…
— Edi Rama (@ediramaal) January 20, 2026
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






