Transmetuar më 20-01-2026, 16:39

SARANDË- Policia ka arrestuar ditën e sotme administratorin e pallatit ku ishte përshtatur ambienti për kultivimin e bimëve narkotike.

Mbi 45-vjeçarin banues në Sarandë, rëndojnë akuzat për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Vjedhja e energjisë elektrike”.

Gjithashtu janë shpallur në kërkim edhe katër persona të tjerë, të dyshuar si të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.

Gjatë aksionit, forcat e policisë kanë sekuestruar 157 bimë narkotike të dyshuara të llojit Cannabis Sativa, 18 kg lëndë narkotike kanabis, si dhe pajisje të shumta elektrike që shërbenin për kultivimin, tharjen dhe përpunimin e bimëve narkotike, me qëllim shitjen.

Njoftimi i policisë

Operacioni policor i koduar “Administratori” ka finalizuar një rast të kultivimit të bimëve narkotike në ambiente të mbyllura, në qytetin e Sarandës. Gjatë aksionit, forcat e policisë kanë sekuestruar 157 bimë narkotike të dyshuara të llojit Cannabis Sativa, 18 kg lëndë narkotike kanabis, si dhe pajisje të shumta elektrike që shërbenin për kultivimin, tharjen dhe përpunimin e bimëve narkotike, me qëllim shitjen.

U arrestuan në flagrancë administratori i pallatit ku ishte përshtatur ambienti për këtë veprimtari kriminale, shtetasin E. B., 45 vjeç, banues në Sarandë, i cili u akuzua për “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Vjedhja e energjisë elektrike”.

Në kuadër të hetimeve, janë shpallur në kërkim katër shtetas të tjerë, të dyshuar si të përfshirë në këtë aktivitet kriminal, ndërsa u procedua penalisht edhe bashkëshortja e të arrestuarit, M. B., 45 vjeç.

Kontrolli i realizuar në dy apartamente të katit të nëntë të një pallati 9-katësh në lagjen nr. 2 të Sarandës ka çuar në zbardhjen e lidhjeve të paligjshme të energjisë elektrike, të përdorura për mbështetje të aktivitetit të kultivimit të kanabisit.

Pjesë e sekuestrimeve janë edhe pajisje të tjera si llamba elektrike, kondicionerë, ventilatorë dhe filtrat e ajrit, të cilat përdoren për mbajtjen dhe përpunimin e bimëve narkotike.

Puna për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim dhe dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale vijon. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit