Transmetuar më 20-01-2026, 16:21

Një aksident ka ndodhur në unazën e qytetit të Cërrikut, rrethi Elbasan, ku si pasojë dy persona kanë mbetur të plagosur.

Mësohet se dy automjete janë përplasur ‘kokë më kokë’ me njëra tjetër dhe nga përplasja të lënduar kanë mbetur dy drejtuesit e mjeteve.

Gjithashtu bëhet me dije se njeri prej mjeteve të përfshirë në aksident është me targa të Kosovës.

Sipas informacioneve paraprake, shkak i aksidentit është parakalimi i gabuar i njërit prej mjeteve dhe shpejtësia tej normave.

Si pasojë e përplasjes, dy vajza kanë mbetur të lënduara dhe janë transportuar për ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal të Elbasanit, ku po marrin trajtimin e nevojshëm shëndetësor.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit