Transmetuar më 20-01-2026, 14:31

Gjatë një deklarate për mediat, Lavrov u shpreh se kanë më shumë mundësi me SHBA-të për të konaktuar Bosnjën dhe Hercegovinën apo dhe vende të tjera në Ballkan.

RUSI- Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov ka deklaruar se janë të hapur për të diskutuar me SHBA-të mbi Ballkanin. Gjatë një deklarate për mediat, Lavrov u shpreh se kanë më shumë mundësi me SHBA-të për të konaktuar Bosnjën dhe Hercegovinën apo dhe vende të tjera në Ballkan.

Më tej Lavrov ka theksuar se kanë pasur disa kontakte, por deri më tani nuk ka pasur asnjë rezultat pozitiv apo rezultat konkret.

"Ne kemi më shumë mundësi me Shtetet e Bashkuara në Ballkan për të kontaktuar si Bosnjën dhe Hercegovinën ashtu edhe vendet e tjera në rajon. Ka kontakte të tilla, por ato ende nuk kanë çuar në ndonjë rezultat pozitiv ose ndonjë rezultat tjetër konkret. Por ne jemi të hapur për këto kontakte dhe, për aq sa mund të shoh, kolegët tanë amerikanë janë gjithashtu të gatshëm t’i zhvillojnë ato", shpjegoi Lavrov.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit