Transmetuar më 20-01-2026, 09:13

Një ngjarje e rëndë është regjistruar gjatë orëve të para të mëngjesit në aksin rrugor “Thumanë–Krujë”, ku një konflikt me pasoja fatale i ka marrë jetën një 57-vjeçari.

Sipas informacionit paraprak, rreth orës 00:40 dyshohet se gjatë një përplasjeje për motive të dobëta, shtetasi Petrit Ndou 57 vjeç, është goditur me sende të forta, duke pësuar dëmtime të rënda. Si pasojë e plagëve të marra, ai ka ndërruar jetë.

Pak pas ngjarjes, shërbimet e Policisë kanë ndërhyrë dhe kanë kapur autorin e dyshuar, si dhe disa shtetas të tjerë që mund të kenë dijeni mbi rrethanat e konfliktit. Për shkak të fazës hetimore, identitetet e tyre nuk bëhen publike.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes, dokumentimin e provave dhe sqarimin e shkaqeve që çuan në këtë konflikt tragjik.

Në përfundim të veprimeve hetimore, autoritetet bëjnë me dije se do të japin informacion më të detajuar mbi rastin.

Foto arkivi

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit