Transmetuar më 20-01-2026, 07:22

Vendi ynë sot do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet me kthjellime dhe shtim gradual të vranësirave deri të dendura.

Reshjet e shiut pritet të bëhen prezente në orët e mbrëmjes, fillimisht në jug e gradualisht do të shtrihen edhe në pjesën tjetër të vendit. Në juglindje në lartësitë mbi 600-700 metër dhe në relievet malore në lindje në lartësitë mbi 800-900 metër reshje dëbore me intensitet të ulët.

Temperaturat do të shënojnë vlerën maksimale 14 gradë celcius.

Era do të fryjë me drejtim verilindje– lindje, me shpejtësi mesatare 9 m/s, përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era me shpejtësi deri në 20 m/s.

Valëzimi në det i forcës 3-4 ballë.

SHQIPËRIA

Sipas MeteoAlb, do të vijojnë kushtet e qëndrueshme atmosferike në të gjithë territorin shqiptar. Orët e paradites do të dominohen nga mot i kthjellët, ndërsa gjatë pasdites dhe në vijim priten kalime vranësirash, fillimisht në zonat veriore dhe veriperëndimore, për t’u shtrirë gradualisht në të gjithë vendin.

Parashikohet që vranësirat të gjenerojnë reshje shiu dhe dëbore në zonat jugore dhe juglindore, megjithatë intensiteti i reshjeve do të jetë i ulët.

Temperaturat e ajrit do të shënojnë rritje në orët e mëngjesit, ndërsa në mesditë do të mbeten pothuajse të pandryshuara. Vlerat ditore do të luhaten nga -4°C, temperatura minimale e shënuar në Bulqizë, deri në 14°C, vlera maksimale në rang vendi.

Era do të fryjë mesatare, duke arritur shpejtësi maksimale mbi 55 km/h nga drejtimi lindor. Si pasojë, në brigjet detare pritet të krijohet dallgëzim deri në 3 ballë.

Kosova Moti – E martë, 20 janar 2026

Edhe gjatë ditës së martë, Republika e Kosovës do të vijojë nën dominimin e motit të qëndrueshëm, ku kthjellimet dhe vranësirat e lehta do të jenë prezente gjatë orëve të paradites. Vranësirat do të jenë më të dukshme në zonat perëndimore dhe jugperëndimore, por mundësia për reshje mbetet thuajse zero. Parashikohet që orët e pasdites dhe në vijim të sjellin shtim gradual të vranësirave në të gjithë territorin e Kosovës.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në orët e mëngjesit, ndërsa në mesditë do të mbeten pothuajse të njëjta, duke u luhatur nga -6°C vlera minimale deri në 6°C vlera maksimale në rang vendi.

Era do të fryjë mesatare gjatë gjithë ditës, duke arritur shpejtësi maksimale mbi 40 km/h, nga drejtimi lindor.

Maqedonia e Veriut Moti – E martë, 20 janar 2026

Gjatë orëve të paradites, Republika e Maqedonisë së Veriut do të vijojë nën ndikimin e motit të qëndrueshëm, duke bërë që kthjellimet të jenë dominante. Pasditja dhe në vijim do të sjellin shtim të vranësirave në të gjithë territorin e Maqedonisë së Veriut, ku më të dendura vranësirat do të paraqiten në zonat perëndimore dhe veriperëndimore; megjithatë, mundësia për reshje mbetet thuajse zero.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në orët e mëngjesit, ndërsa në mesditë do të mbeten pothuajse të njëjta, duke u luhatur nga -5°C vlera minimale deri në 8°C vlera maksimale në rang vendi.

Era do të fryjë mesatare gjatë gjithë ditës, duke arritur shpejtësi maksimale mbi 40 km/h, nga drejtimi permanent lindor.

Europa Moti – E martë, 20 janar 2026

Pjesa më e madhe e Europës do të vijojë nën ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme me origjinë polare, duke sjellë mot të kthjellët, por të ftohtë. Konkretisht, me diell dhe temperatura të ulëta do të paraqiten gadishulli Skandinav, Ishujt Britanikë, Europa Qendrore, si edhe pjesa më e madhe e rajonit të Ballkanit.

Ndërsa, si pasojë e zhvillimit të një qendre ciklonare në lindje të Europës, me ndikim deri në brigjet e Detit të Zi, këto rajone do të kushtëzohen nga reshje të dendura dëbore në Europën Lindore, si edhe reshje shiu dhe stuhi ere në brigjet e Egjeut.

Po ashtu, gadishulli Iberik do të paraqitet me vranësira të shpeshta, reshje të dendura shiu dhe stuhi të forta ere.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit