Transmetuar më 20-01-2026, 00:47

Dalin detaje të reja lidhur me aksidentin e rëndë rrugor të ndodhur mbrëmjen e së dielës në qytetin e Laçit, ku humbi jetën një 25-vjeçar.

Sipas informacioneve të përditësuara, rreth orës 22:00 janë përplasur dy automjete, njëri me drejtues Aron Zyma dhe tjetri me drejtues Gentian Xhaferi, 23 vjeç.

Si pasojë e përplasjes së fortë, ka ndërruar jetë Elinor Tusha, rreth 25 vjeç, i cili ishte pasagjer në automjetin që drejtohej nga Xhaferi.

Nga aksidenti kanë mbetur të plagosur drejtuesi i mjetit, Gentian Xhaferi, si edhe pasagjeri tjetër Leandro Fufi, 23 vjeç. Të dy janë transportuar drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën dhe po marrin trajtim mjekësor.

Ndërkohë, drejtuesi i automjetit tjetër, Aron Zyma, është shoqëruar në Komisariatin e Policisë për veprime të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor ka kryer këqyrjen e vendngjarjes dhe vijon hetimet për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e plota të aksidentit që i mori jetën të riut 25-vjeçar. /noa.al

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit