Transmetuar më 20-01-2026, 00:33

Aksident fatal në Laç, humb jetën një 25-vjeçar

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar mbrëmjen e sotme në qytetin e Laçit, ku si pasojë ka humbur jetën një i ri rreth 25 vjeç.

Sipas informacionit paraprak, rreth orës 22:00 janë përplasur dy automjete, njëri me drejtues shtetasin Aron Zyma dhe tjetri me drejtues shtetasin Gentian Xhaferi. Përplasja ka qenë e fortë, duke sjellë pasoja tragjike.

Si pasojë e përplasjes, ka ndërruar jetë shtetasi Elinor Tusha rreth 25 vjeç, pasagjer në automjetin që drejtohej nga shtetasi Gentjan Xhaferri.

Si pasojë e aksidentit, ka ndërruar jetë në vend Elinor Tusha, rreth 25 vjeç, i cili udhëtonte si pasagjer në automjetin që drejtohej nga shtetasi Gentian Xhaferi.

Ndërkohë, drejtuesi i këtij automjeti, Gentian Xhaferi, 23 vjeç, si edhe pasagjeri tjetër Leandro Fufi, 23 vjeç, janë transportuar me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën dhe po marrin ndihmë mjekësore.

Drejtuesi i automjetit tjetër, shtetasi Aron Zyma, është shoqëruar në Komisariat për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili vijon punën për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të këtij aksidenti tragjik. /noa.al

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit