

Donald Trump, i ka dërguar një letër kryeministrit norvegjez Jonas Gahr Støre, ku shpreh zhgënjimin e tij për mosdhënien e Çmimit Nobel për Paqen dhe shkruan për interesin ndaj Groenlandës.
Në letër, Trump argumenton se Danimarka nuk mund ta mbrojë ishullin nga kërcënimet e Rusisë dhe Kinës dhe nënvizon se SHBA-ja ka kontribuar më shumë për NATO-n se çdo vend tjetër.
Ai kërkon “kontroll të plotë dhe total” mbi Groenlandën, duke e paraqitur këtë si një masë të domosdoshme për sigurinë globale.
“Bota nuk është e sigurt nëse nuk kemi Kontroll të Plotë dhe Total mbi Grenlandën,” shkruan Trump, duke theksuar se tani mund të fokusohet jo vetëm te paqja, por edhe te ajo që është “e mirë dhe e përshtatshme për Shtetet e Bashkuara të Amerikës.”
Letra e Trumpit ngre tensione të reja gjeopolitike dhe vendet evropiane tashmë po monitorojnë me kujdes zhvillimet, duke shqyrtuar ndikimet e mundshme në marrëdhëniet transatlantike dhe sigurinë në Arktik.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






