Transmetuar më 19-01-2026, 18:07

Tiranë, 19 janar 2026 – Seanca e parë plenare e Kuvendit për vitin 2026 është mbyllur vetëm 30 minuta pas nisjes, për shkak të debateve dhe tensioneve mes mazhorancës dhe opozitës.

Gjatë seancës, Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike u përplas me Kryetarin e Kuvendit, Niko Peleshi, duke shkaktuar ndërprerje të vazhdueshme të punimeve parlamentare.

Në debat u përfshi edhe Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, i cili akuzoi Peleshin si “provokatorin më të madh”, duke e lidhur qëndrimin e tij me atë të kryeministrit Edi Rama.

Për shkak të përshkallëzimit të tensioneve dhe pamundësisë për të vijuar rendin e ditës, drejtuesi i seancës vendosi mbylljen e punimeve plenare.

Seanca u karakterizua nga akuza reciproke dhe tone të ashpra politike, ndërsa pritet që përplasjet të vijojnë edhe në seancat në vijim të Kuvendit.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit