

Greqi, 19 janar 2026 – Policia greke ka identifikuar autorin e vrasjes së shtetasit shqiptar Jani Aliaj, i ekzekutuar në burgun e Koridhalosit. Sipas autoriteteve, autori është një 28-vjeçar grek, i njohur nga policia si vrasës me pagesë.
Burime zyrtare bëjnë me dije se i dyshuari është i njëjti person që më 18 gusht 2025 ekzekutoi Artur Bashimin, 47 vjeç, me origjinë nga Gjirokastra, ngjarje e ndodhur jashtë ambienteve të burgut.
Policia greke dyshon se edhe vrasja e Jani Aliajt është e porositur nga jashtë burgut dhe e kryer kundrejt pagesës, duke forcuar pistën e një ekzekutimi të mirëorganizuar dhe jo të një konflikti spontan mes të dënuarve.
Sipas hetimeve, Artur Bashimi u vra me armë zjarri nga i njëjti autor. Viktima ishte një ish i dënuar për vjedhje dhe dyshohet se u ekzekutua për motive hakmarrjeje, në lidhje me aktivitetet kriminale të vëllait të tij, Marsel Bashimi, i përfshirë në ngjarje të rënda kriminale në Greqi.
Autoritetet greke po vijojnë hetimet për të zbardhur rrjetin e porositësve dhe lidhjet kriminale që çuan në vrasjen e dyfishtë, ndërsa i dyshuari mbetet nën masa të rrepta sigurie.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






