

Debate dhe tensione në seancën e parë të Kuvendit për 2026, opozita kërkon largimin e Ballukut
Seanca e parë e sesionit të ri parlamentar për vitin 2026 ka nisur mes debatesh dhe tensioni në Kuvend. Deputetët e opozitës janë ngritur nga karriget dhe janë afruar pranë foltores, në momentin kur kryetari i seancës, Niko Peleshi, ka nisur fjalën përshëndetëse.
Situata është përshkallëzuar shpejt, teksa kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, së bashku me deputetë të tjerë të PD-së, kanë kërkuar largimin nga salla të zv.kryeministres Belinda Balluku. Kërkesa e opozitës është shoqëruar me thirrje dhe ndërhyrje të vazhdueshme, duke e bërë të pamundur zhvillimin normal të seancës.
Në sallën e Kuvendit është krijuar kaos, ku të gjithë flisnin njëkohësisht dhe askush nuk dëgjohej. Pavarësisht situatës, Niko Peleshi ka vijuar fjalën e tij, ndërsa paralelisht ka ndërhyrë edhe Sali Berisha, duke folur nga vendi i tij dhe duke shtuar tensionin në sallë.
Vijon…
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






