

Një incident i rëndë me armë zjarri është shënuar të hënën në mëngjes në një bashki në Republikën Çeke, ku si pasojë kanë humbur jetën dy persona, ndërsa katër të tjerë janë plagosur, përfshirë edhe një oficer policie.
Sipas mediave të huaja, ngjarja ka ndodhur në bashkinë e Hribskës. Policia çeke ka bërë të ditur se mes viktimave ndodhen një grua dhe autori i sulmit, i cili dyshohet se ka vrarë veten pas të shtënave.
Të plagosurit janë transportuar në spital për ndihmë mjekësore, ndërsa autoritetet kanë rrethuar zonën dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe motiveve të ngjarjes.
Policia nuk ka dhënë ende detaje të tjera lidhur me identitetin e autorit apo arsyet e sulmit, ndërsa autoritetet lokale kanë bërë thirrje për qetësi.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






