Transmetuar më 19-01-2026, 13:13

Tiranë, 19 Janar 2026 – Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se opozita nuk do të japë asnjë përgjigje tjetër përveç asaj që, sipas tij, do të japin qytetarët shqiptarë më 24 janar.

Në një deklaratë publike, Berisha u shpreh se shqiptarët do të reagojnë përmes pjesëmarrjes së tyre, duke e cilësuar këtë si përgjigjen e vetme ndaj asaj që ai e quajti “Taon e krimit” dhe kryeministrin Edi Rama.

“S’ka asnjë përgjigje tjetër përveç asaj që do t’i japin shqiptarët më 24 janar Taos së famshëm të krimit dhe Edi Ramës. Ata kanë aneksuar parlamentin dhe qytetarët shqiptarë do të thonë fjalën e tyre”, deklaroi Berisha.

Deklarata vjen në kuadër të tensioneve politike mes mazhorancës dhe opozitës, ndërsa Partia Demokratike ka paralajmëruar mobilizim qytetar dhe protesta kundër qeverisë.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit