Transmetuar më 19-01-2026, 12:01

Tiranë, 19 janar 2026

Ministrja e Jashtme, Elisa Spiropali, ka folur sot për projektin e investitorit Jared Kushner në ishullin e Sazanit, duke sqaruar se Shqipëria nuk ka plane për të dhënë toka falas dhe se as Donald Trump, as familja e tij, nuk presin favore të tilla.

Gjatë konferencës për mediat, Spiropali theksoi se:

“Ivanka Trump, jo vetëm familja e presidentit, por të gjithë qytetarët shqiptarë janë të mirëpritur. Nuk ka plan as për falje tokash, as për dhënie të territoreve shqiptare. Ka projekte serioze zhvillimore dhe jemi krenar për to, si për programe e projekte të tjera.”

Ministrja theksoi se projektet e Sazanit janë pjesë e një plani më të gjerë zhvillimi dhe nuk implikojnë dhënie territori apo favore për individë të caktuar.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit