

Tre të rinj kanë mbetur të plagosur gjatë natës pas një aksidenti rrugor të ndodhur në Gjorm të Lezhës.
Automjeti me të cilin të rinjtë udhëtonin ka devijuar nga rruga dhe është përplasur me barrierat anësore.
Dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë drejtimi i mjetit nën efektin e alkoolit nga ana e shoferit.
Si pasojë e përplasjes, tre pasagjerët kanë pësuar lëndime dhe janë transportuar menjëherë drejt Spitalit të Traumës për ndihmë mjekësore.
Policia ka arrestuar 65-vjeçarin dhe ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të aksidentit.
“Arrestuan shtetasin S. K., 65 vjeç, pasi në aksin rrugor “Laç–Mamurras”, me automjetin që drejtonte në gjendje të dehur, ka përplasur automjetin që drejtonte shtetasi A. T..
Si pasojë u dëmtua shtetasi A. T. dhe 2 pasagjerë në automjetin që drejtonte ai, të cilët janë në kujdesin e mjekëve“, – tha policia.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






