

Shkodër, 19 janar 2026 – ora 10:12
Një ngjarje e rëndë është shënuar ditën e djeshme në Spitalin Rajonal të Shkodrës, ku një vajzë 16-vjeçare ka humbur jetën.
Sipas burimeve zyrtare nga Policia, adoleshentja ka ndërruar jetë në ambientet e spitalit, ndërsa paraprakisht dyshohet se shkaku i vdekjes ka qenë një arrest kardiorespirator.
Autoritetet bëjnë me dije se grupi hetimor ka nisur menjëherë veprimet procedurale, nën drejtimin e Prokurorisë, për të përcaktuar shkaqet e sakta të humbjes së jetës së të miturës.
Hetimet vijojnë, ndërsa pritet ekspertiza mjeko-ligjore për të hedhur më shumë dritë mbi rrethanat e kësaj ngjarjeje tragjike.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






