

Drejtori i ri i komanduar i burgut të Durrësit, Edmond Llabani, ka pësuar një hemorragji cerebrale dhe është transportuar me urgjencë drejt Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” (QSUT) në Tiranë, ku po merr ndihmë mjekësore të specializuar.
Sipas informacioneve paraprake, gjendja e tij shëndetësore ka kërkuar ndërhyrje të menjëhershme, ndërsa stafi mjekësor po ndjek nga afër precipitimin e situatës.
Llabani ishte emëruar vetëm pak ditë më parë, më 15 janar, si drejtues i komanduar i burgut të Durrësit, pas largimit nga detyra dhe ndalimit të ish-drejtorit Indrit Cërrloja, në lidhje me ngjarjen e arratisjes së Altin Ndocit.
Mësohet se në ambientet e QSUT-së ndodhet edhe Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Klevis Qose, i cili po ndjek nga afër gjendjen shëndetësore të Llabanit dhe situatën institucionale.
Autoritetet nuk kanë dhënë ende detaje të tjera mbi gjendjen e tij, ndërsa pritet një njoftim zyrtar në vijim.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






