Transmetuar më 18-01-2026, 22:36

Spanjë, 18 janar 2026 – Një aksident i rëndë hekurudhor ka ndodhur në Spanjën jugore, ku dy trenat e shpejtësisë së lartë janë përplasur, duke shkaktuar të paktën 7 viktima dhe një numër të panjohur personash të plagosur dhe të bllokuar në vendngjarje.

Ngjarja ka ndodhur pranë qytetit Admes, në provincën e Kordobës, sipas raportimeve të mediave lokale. Një tren që po udhëtonte drejt Madridit ka dalë nga shina dhe ka goditur një tjetër tren që po lëvizte në drejtim të Huelva-s.

Autoritetet lokale dhe ekipet e emergjencës kanë shkuar menjëherë në vendin e aksidentit, ndërsa operacionet e shpëtimit vazhdojnë për të nxjerrë nga rrënojat udhëtarët e bllokuar. Burime policore të cituara nga kanali shtetëror RTVE kanë bërë me dije se numri i të lënduarve dhe i personave të bllokuar ende nuk është saktësuar.

Për momentin, nuk ka një njoftim zyrtar për shkaqet e aksidentit, ndërsa hetimet janë në zhvillim e sipër.

Përditësime të mëtejshme priten nga autoritetet spanjolle dhe operatori hekurudhor.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit