Transmetuar më 18-01-2026, 22:23

Ish-deputeti Ervin Salianji nga Lezha kritikoi ashpër lidershipin e PD-së, duke e përshkruar si të larguar nga baza dhe të fokusuar te privilegjet e veta, ndërkohë që demokratët vazhdojnë të qëndrojnë të bashkuar dhe të vendosur për ndryshim.

Salianji tha se forca e PD-së vjen nga vota dhe mbështetja e anëtarësisë, dhe se asnjë lider nuk mund të pengojë bashkimin e demokratëve për të sfiduar qeverinë aktuale.

“Çfarë është ky lidership që kërkon të bëhet tigër me demokratët dhe mace përballë qeverisë? Demokratët janë të fortë, rrinë në këmbë dhe nuk ka forcë që ndalon bashkimin e tyre,” përfundoi Salianji.

Salianji i cilësoi deklaratat e Berishës si një ‘turp i madh’, që sipas tij nuk vinin prej arsyes, por prej frikës nga humbja e privilegjeve të pushtetit të opozitës. Salianji shtoi se do të vijojë të qëndrojë në PD dhe do të përpiqet për ta ndryshuar këtë parti, teksa theksoi se termi ‘vetëpërjashtim’ që përmend Berisha, nuk ekziston.

“Ju flet frika, jo arsyeja. Këtu janë demokratë dhe është turp i madh që të akuzosh demokratët që duan ndryshim se i organizon një kryetar bashkie me të cilin unë jam përplasur, kam reaguar fort dhe e kam akuzuar për të gjitha zullumet që ka bërë.

Takimi organizohet nga demokratë, e patë që ishte takim masiv, e patë që thirrja e demokratëve ishte për ndryshim dhe për ta bërë PD-në fituese. Kështu që të fokusohemi tek idetë dhe jo te budallallëqet që vijnë për shkak të frikës dhe jo të arsyes. Nuk ka vetë-përjashtim në PD, nuk njihet si koncept. Unë do të jem në PD dhe do ta ndryshoj PD-në deri në fund.”- tha ai.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit