

Turqi, 18 janar 2026
Ernest Muçi po konfirmon javë pas jave se është një nga lojtarët më në formë të futbollit turk. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare u shndërrua në heroin e Trabzonsporit, duke shënuar golin e fitores në minutën e 91-të në transfertë ndaj Kocaelisporit, në një ndeshje dramatike që u mbyll me rezultatin 2-1.
Vendasit kaluan të parët në avantazh në minutën e 19-të me Petkovic, ndërsa Trabzonspori reagoi para përfundimit të pjesës së parë, kur Felipe Augusto barazoi shifrat në minutën e 44-t. Pjesa e dytë u karakterizua nga luftë e fortë në mesfushë dhe raste të pakta shënimi, duke dhënë përshtypjen se takimi do të mbyllej në barazim.
Por në momentin vendimtar, ishte Ernest Muçi ai që bëri diferencën. Nga jashtë zone, shqiptari lëshoi një goditje të saktë me të djathtën, duke e dërguar topin në rrjetë dhe duke i siguruar Trabzonsporit tre pikë shumë të rëndësishme në garën për objektivat sezonalë.
Forma e Muçit është vërtet mbresëlënëse. Ai ka shënuar në gjashtë ndeshje radhazi në kampionat, duke e çuar në tetë numrin e golave në Superligën turke, pavarësisht se aktivizohet shpesh si mesfushor ofensiv. Këtyre u shtohen edhe dy asistime, shifra që e rendisin mes protagonistëve absolutë të kampionatit.
Me paraqitjet e tij vendimtare dhe golat në momentet kyçe, Ernest Muçi po kthehet gjithnjë e më shumë në lojtarin kyç të Trabzonsporit dhe një nga emrat më të spikatur të futbollit shqiptar në arenën ndërkombëtare.
Ernest Muçi yine gol attı!
Son 6 maç, 8 gol!
bu adamı neden yolladılar hala çözemedik.. pic.twitter.com/RwdbZXT85I
— Boşa Tıklama BJK ϟ (@bosatiklamaBJK) January 18, 2026
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






