Transmetuar më 18-01-2026, 21:43

Duke deklaruar se nuk do që askush të përfitojë në emër të Roelit, Selvije Jao, ish gruaja e Shpat Kasapit ngriti sot pikëpyetje përse ajo doli me këtë deklaratë.

Një deklaratë ku ajo mesa duket lëshon mesazhe për njerëz që dinë më shumë ose janë të përfshirë në situata të cilat e kanë nxitur të deklarojë se "Roeli e ka llogarinë bankare personale" dhe se "jam e vetmja që mund të flas për gjendjen e djalit tim të mitur!"

Deklarata e sotme

Bashkëshortja e këngëtarit të ndjerë Shpat Kasapi, Selvije Jao, ka reaguar publikisht për herë të parë përmes një postimi në Instagram, duke dhënë një sqarim të qartë dhe të drejtpërdrejtë lidhur me djalin e tyre, Roelin.

Jao thekson se është kujdestarja e vetme ligjore e Roelit dhe se çdo vendim që lidhet me të merret vetëm duke pasur parasysh interesin dhe mirëqenien e tij.

Ajo nënvizon se prioriteti i saj absolut është siguria, rritja dhe kujdesi për djalin, veçanërisht pas humbjes së të atit. Sipas saj, çdo hap që ndërmerret bëhet me përgjegjësi të plotë dhe me fokus të vetëm të ardhmen e Roelit.

Në deklaratën e saj, Selvije Jao sqaron gjithashtu se e ka bërë këtë reagim për transparencë dhe për të shmangur çdo keqkuptim.

Ajo thotë se çdo ndihmë apo mbështetje për djalin duhet të jetë e ndershme dhe e qartë, duke bërë me dije se Roeli ka llogarinë e tij bankare personale dhe se nuk dëshiron që askush të përfitojë në emrin e tij.

Mesazhi i saj ka edhe një dimension emocional, ku ajo shprehet se, ndonëse mungesa e babait do të ndihet gjithmonë, ajo si nënë do të jetë pranë djalit të saj në çdo hap, me gjithë forcën dhe përkushtimin e saj.

Deklarata e plotë:

"E bëj këtë deklaratë për të vetmen arsye që të theksoj se jam kujdestarja e vetme ligjore e Roelit.

Edhe pse babai i mungon dhe do t’i mungojë gjithë jetën,

unë si nënë e kam prioritet absolut të kujdesem për të

në çdo aspekt të mundshëm,

deri sa të kem forcë dhe jetë.

Roeli ka një familje si nga ana e Shpatit si dhe nga ana ime që e mbeshtet në maksimum dhe nuk i mungon asgjë falë Zotit,secili në mënyrën e vet mundohen për Roelin,por për transparencë dhe për të ditur se kujt duhet t’i falënderohem, po e ndaj këtë publikisht.

Nuk dua që asnjë mbështetje të shkojë pa u falënderuar nga ana ime, por gjithashtu nuk dua që askush të përfitojë në emër të Roelit, pasi Roeli e ka llogarinë bankare personale dhe jam e vetmja që mund të flas për gjendjen e djalit tim të mitur!"

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit