

Sot u luajtën dy ndeshjet e para në kuadër të javës së 20-të të Superiores. Egnatia dhe Elbasani u ndanë në barazim 2 me 2, ndërsa Flamurtari mposhti Bylisin me rezultatin 3-0.
Elbasani ndali Egnatian, megjithëve verdheblutë kishin mundësinë e fitores duke qenë 2 me 0. Tashmë Vllaznia dhe Dinamo kanë mundësinë e tyre, që t’u afrohen kreut. Vetë Elbasani mbetet 3 pikë larg.
Ndryshe situata në fundin e tabelës ku Flamurtari ka ndezur garën për mbijetesë. Fitorja ndaj Bylisit bën që t’i marrin vendin e tetë këtyre të fundit.
Nesër Vora do të masë forcat me Tiranën. Partizani ndërkohë sfidon Teutën, ndërsa Dinamo vendoset përballë Vllaznisë.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






