Transmetuar më 18-01-2026, 18:57

Lezhë 18 janar 2026

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka reaguar ashpër ndaj kritikave dhe akuzave që, sipas tij, po vijnë nga brenda radhëve të PD-së, duke i cilësuar ato si shprehje frike dhe jo si qëndrime të arsyetuara politike.

Në një deklaratë publike, Salianji theksoi se drejtuesit e Partisë Demokratike mbajnë një përgjegjësi historike për të punuar pa ndërprerje në funksion të rrotacionit politik, duke paralajmëruar se mungesa e ndryshimit do të ndëshkohet nga elektorati demokrat dhe nga qytetarët shqiptarë.

“Shqiptarët dhe demokratët do të na gjykojnë të gjithëve, nëse PD nuk arrin të sjellë ndryshimin. Rrotacioni duhet të vijë patjetër, me votë, me ndihmën e drejtësisë dhe me mbështetjen e partnerëve ndërkombëtarë, SHBA-së, Britanisë së Madhe dhe Bashkimit Evropian,” u shpreh ai.

Salianji kritikoi gjithashtu mungesën e reflektimit në lidershipin e PD-së, duke nënvizuar se pavarësisht takimeve masive dhe mbështetjes që, sipas tij, po shfaqet në çdo qark të vendit, drejtimi politik i partisë ende nuk ka dhënë sinjale zgjimi.

Duke iu referuar sulmeve personale ndaj tij dhe figurave të tjera të PD-së, Salianji deklaroi se këto akuza nuk e shqetësojnë, pasi burojnë nga frika e humbjes së privilegjeve që lidhen me “pushtetin e opozitës”.

“Çfarë nuk po thonë për mua dhe për demokratët që mbushin sallat në gjithë Shqipërinë. Nuk ka rëndësi. Janë njerëz të trembur nga humbja e privilegjeve. Flet frika, të dashur miq, dhe jo arsyeja e tyre,” përfundoi Salianji.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit