Transmetuar më 18-01-2026, 18:09

Lezhë – 18 janar 2026 Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e sotme rreth orës 16:30 në aksin nacional Fushë-Milot – Lezhë, ku janë përplasur dy automjete që drejtoheshin nga shtetasit B. B. dhe C. Sh.

Si pasojë e përplasjes, kanë mbetur të dëmtuar pasagjerët që udhëtonin në automjetin me drejtues shtetasin B. B., konkretisht shtetaset D. K., F. C., D. A. dhe Xh. N., si edhe bashkëshortja e drejtuesit të automjetit tjetër, shtetasja Sh. Sh.

Të plagosurit janë transportuar menjëherë në spital për të marrë ndihmë mjekësore dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve, ndërsa gjendja e tyre shëndetësore po monitorohet.

Në vendngjarje ka mbërritur grupi hetimor, i cili po punon për të sqaruar rrethanat dhe për të përcaktuar shkaqet e aksidentit.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit