

Mbrëmjen e djeshme, Brikena si lidere e shtëpisë së “Big Brother VIP 5” kishte një detyrë të rëndësishme për të bërë. Teksa zarfi i zi nxori në nominim Erikun, Keijsin dhe Inën, bashkë me këtë të fundit ishte edhe Stelina si një banore e vetme.
Brikena kishte si detyrë të vendoste nëse do linte Stelinën në nominim, ose do e zëvendësonte me një banor tjetër. E ajo e ndërroi atë me Mateon, i cili nuk e priti aspak mirë vendimin e saj.
“Mashtruese je ti, atë GISHTIN…”/ Debat i FORTË mes Françeskës dhe motrës së Keijsit: Është turpi i turpit që e ka nxjerrë… Mateo në Dhomën e Rrëfimit është shprehur i zhgënjyer dhe ka thënë se nuk e priste aspak një veprim nga ana e Brikenës.
“Ishte diçka që nuk e prisja. Përtej që nuk e prisja ishte zhgënjyese se nuk e prisja kurrë që të isha jo pjesë e këtij nominimi, por të paktën i nominuar nga Brikena. Siç është ajo shprehja që thotë Brikena ‘ti më jep 1 çokollatë unë të jap 10’, unë hyra duke i dhënë një çokollatë dhe mora mbrapsht thikë. U mërzita shumë me thënë të drejtën, nuk e prisja. Më ka ardhur shumë keq”, ka thënë Mateo.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






