Transmetuar më 18-01-2026, 15:55

Romë, 18 janar 2026 Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, ka deklaruar se ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin amerikan Donald Trump, gjatë së cilës i ka shprehur kundërshtimin e saj ndaj vendosjes së tarifave të reja ndaj tetë vendeve evropiane, të lidhura me çështjen e pranisë ushtarake në Grenlandë.

“Unë besoj se vendosja e tarifave të reja do të ishte një gabim. Fola me Donald Trump disa orë më parë dhe ia bëra të qartë mendimin tim,” u shpreh Meloni për gazetarët nga Seuli, ku ndodhet për një vizitë zyrtare.

Sipas mediave ndërkombëtare, kryeministrja italiane ka bërë të ditur gjithashtu se ka komunikuar edhe me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, i cili e ka informuar se Aleanca Atlantike ka nisur tashmë të trajtojë këtë çështje në nivel institucional.

Megjithatë, Meloni u përpoq të ulë tonet e tensionit, duke e cilësuar situatën si një problem komunikimi dhe keqkuptimi mes Evropës dhe Shteteve të Bashkuara në lidhje me zhvillimet që kanë të bëjnë me Grenlandën, duke theksuar rëndësinë e dialogut mes aleatëve strategjikë.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit