Transmetuar më 18-01-2026, 14:56

Në nisje të emisionit “Fan Club”, Kiara Tito u surprizua për 30 vjetorin e saj të lindjes.

Në kufje, moderators së dashur për publikun iu komunikua sikur në shtëpinë e “Big Brother VIP 5” kishte mbërritur një zarf i zi. E teksa Kiara po priste që ky moment të shfaqej në ekranin e “Fan Club”, në fakt u tregua një klip që ishte surprizë për Titon.

Në video ishin momentet më të bukura të Kiarës dhe mesazhi i urimit për të. Ajo u shprehe emocionuar, ndërsa nuk i mbajti dot lotët.

E më pas moderatorja e njohur shton se në fakt nuk kishte zarf të zi në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, por thjesht ishte një rreng për të.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit