Transmetuar më 18-01-2026, 14:24

Bashkëshortja e Erik Lloshit ka qenë sot e ftuar në emisionin “Fan Club”, ku ka sqaruar njëherë e mirë nëse është ndarë nga banori i “Big Brother VIP 5” apo jo.

Romina u shpreh se nuk ka ndarje, por e mbështet këngëtarin e njohur në rrugëtimin e tij brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

Bashkëshortja e Erikut tregoi arsyet se pse ajo nuk dëshironte që bashkëshorti i saj të hynte në “Big Brother VIP 5”. Sipas saj, ai ka temperament të vështirë si dhe i merr gjërat shumë afër zemrës.

“Eriku ka pak temperament të vështirë, është shumë gjaknxehtë dhe i merr gjërat shumë afër zemrës dhe i përjeton shumë. Kjo ka qenë një nga arsyet që nuk doja që ai të hynte në Big Brother. Loja në Big Brother është një lojë shumë e fortë psikologjike, ku njerëzit luajnë të gjitha kartat e mundshme, të familjes, të jetës personale dhe çdo gjë. Është një person që i merr gjërat shumë afër zemrës dhe shumë i drejtë. Nuk është ai agresiv që përpiqet ta përkufizojë në Big Brother”, tha bashkëshortja e banorit të BBVip 5.

Romina tha duke qeshur se punën e divorcit ja ka përmendur edhe para se ai të futej në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, por e ka bërë në formë presioni, por në të vërtetë e mbështet.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit