Transmetuar më 17-01-2026, 22:38

Sarandë, 17 janar 2026 – Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e sotme në rrugën “Karl Topia” në qytetin e Sarandës, ku një automjet tip “Toyota” me targa AB 054 SH ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.

Automjetin e drejtonte Ervin Oruçi, 23 vjeç, nga Ksamil, ndërsa si pasojë e incidentit kanë mbetur të plagosur lehtë dy pasagjerët, Albion Qendra, 22 vjeç, nga Ksamil dhe Vlavi Aliu, 21 vjeç, nga Tirana.

Të rinjtë u dërguan në spitalin e Sarandës për ndihmë mjekësore dhe më pas u kthyen në banesë, pasi plagët nuk rezultuan serioze. Policia e qarkullimit ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet hetimore për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit