Transmetuar më 17-01-2026, 16:08

FIER- Xhuli Meçaj, motra e të dhunuarit Altin Meçaj ka folur për mediat, ku ka bërë thirrje, që kjo telenovelë të mbarojë dhe drejtësia duhet të thotë fjalën e saj. Reagimi i saj vjen pas publikimit gjatë ditës së djeshme të disa mesazheve në rrjete sociale, të cilat, sipas familjes Meçaj, janë të manipuluara dhe nuk pasqyrojnë realitetin.

Ajo thekson se familja e saj këmbëngul në hetim të plotë dhe transparent të ngjarjes, duke shtuar se askush nuk duhet të paragjykohet përpara vendimit të drejtësisë. E motra thotë se familja Meçaj ruan respekt maksimal për familjen Lamaj, pavarësisht situatës së rëndë të krijuar.

“Ne nuk mbajmë përgjegjësi për disfatat që vajza ka pasur në jetë, por nuk mund të lejojmë që ato të kthehen në trauma për familjen tonë,” është shprehur Meçaj.

Sipas saj, përhapja e akuzave dhe interpretimeve të pabazuara po rëndon padrejtësisht mbi familjen e saj.

Sipas saj, dhuna ndaj një të moshuari është e pafalshme dhe e dënueshme moralisht dhe ligjërisht, por familja nuk kërkon hakmarrje dhe as përshkallëzim të konfliktit.

“Mjaft më me këtë telenovelë. Drejtësia duhet të thotë fjalën e saj. Ne nuk mbajmë përgjegjësi për disfatat që vajza ka pasur në jetë, por nuk mund të lejojmë që ato të kthehen në trauma për familjen tonë. Ne nuk e dëshirojmë hakmarrjen. Kërkojmë vetëm drejtësi dhe zbardhje të së vërtetës,” është shprehur Meçaj.

‘O Fize, të dëshiroj si i çmendur, o shpirt’! Tha se e rrahën për një “like” në Facebook, motra e policit nxjerr mesazhet: Mecaj më ka përndjekur

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit