Transmetuar më 17-01-2026, 16:38

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur sot në kantierin e ndërtimit në fshatin Palasë të Himarës, ku humbi jetën një punëtor gjatë procesit të punës.

Sipas burimeve policore që citon noa.al, viktima është identifikuar Kreshnik Haska, 45 vjeç, punëtor në kantierin e ndërtimit.

Ndërsa personi i dyshuar për aksidentin është Elidon Pashaj, 26 vjeç, i cili po kryente manovra me një mjet fadromë në momentin e ngjarjes.

Burime nga Policia e Shtetit thanë se ngjarja ndodhi në kantierin e ndërtimit në Palasë. Raportohet se ngjarja ka ndodhur në nyjen e betonit pranë kantierit të ndërtimit.

45-vjeçari ka pësuar dëmtime të rënda dhe ka ndërruar jetë gjatë transportit për në Spitalin Rajonal të Vlorës, pa mundur t’u mbijetojë plagëve të marra.

Pas incidentit, 26 vjeçari Elidon Pashaj është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Himarë, ku po kryhen veprimet procedurale dhe hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Fadroma që i mori jetën punëtorit

Ndërkohë, grupi hetimor vijon punën në vendngjarje, ku po mblidhen prova dhe dëshmi për dokumentimin ligjor të aksidentit dhe për të përcaktuar përgjegjësitë përfundimtare.

Hetimet janë në vijim, raporton noa.al.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit