

Vlorë, 17 janar 2026
Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen është regjistruar këtë të shtunë në zonën e Palasës, në qarkun e Vlorës.
Sipas informacioneve paraprake, një punëtor ka humbur jetën pasi është goditur nga një fadromë brenda një kantieri ndërtimi, gjatë procesit të punës. Rrethanat e ngjarjes mbeten ende të paqarta.
Forcat e Policisë kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit, si dhe për përcaktimin e përgjegjësive.
Ndërkohë, pritet që autoritetet të dalin me një njoftim zyrtar në orët në vijim.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






