Transmetuar më 17-01-2026, 13:54

Golem – Kryeministri Edi Rama ka njoftuar krijimin e një grupi të posaçëm pune për bashkërendimin mes qeverisë qendrore dhe pushtetit vendor, gjatë një takimi me kryetarët e bashkive të zhvilluar në Golem.

Rama theksoi se grupi i punës do të drejtohet nga Ervin Demo, në cilësinë e Ministrit të Pushtetit Vendor, ndërsa do të përfshijë edhe ministra të linjës dhe përfaqësues të pushtetit vendor.

Nga ana e qeverisë qendrore, pjesë e grupit do të jenë ministri i Ekonomisë, ministri i Kulturës dhe ministri i Mjedisit. Ndërkohë, pushteti vendor do të përfaqësohet nga kryetarët e bashkive Lezhë, Maliq, Himarë, Shkodër, Durrës dhe Roskovec.

Sipas kryeministrit, qëllimi i këtij grupi është adresimi i problematikave që lidhen me funksionimin e pushtetit vendor, si në aspektin rregullator, ashtu edhe në çështje të natyrave të ndryshme që kërkojnë zgjidhje të përbashkëta.

“Koha të krijojmë një grup pune të përbashkët mes qeverisë dhe pushtetit vendor për të trajtuar të gjitha problemet dhe për t’i futur në vijë, si në aspektin rregullativ, ashtu edhe në problematikat e tjera që ju i shihni të arsyeshme”, u shpreh Rama.

Krijimi i këtij grupi pune synon forcimin e bashkëpunimit institucional dhe rritjen e eficiencës në menaxhimin e çështjeve që prekin drejtpërdrejt njësitë vendore.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit