

Durrës – Gjykata e Durrësit ka dhënë masat e sigurisë për tetë zyrtarë të përfshirë në çështjen e arratisjes së Altin Ndocit, pas kërkesës së Prokurorisë dhe shqyrtimit të provave të paraqitura në seancën gjyqësore.
Sipas vendimit të gjykatës, për tre prej të hetuarve është caktuar masa “arrest me burg”, ndërsa për pjesën tjetër masa më të lehta sigurie.
Masat e sigurisë të caktuara nga Gjykata e Durrësit
Në lidhje me çështjen e arratisjes së Altin Ndocit, Gjykata e Durrësit ka vendosur masat e sigurisë për 8 punonjës të sistemit penitenciar, si më poshtë:
Komisar Dezdemon Pazaj – Punonjës i Policisë së Burgjeve – Arrest në burg
Komisar Violeta Uka – Punonjëse e Policisë së Burgjeve – Arrest në shtëpi
Kryeinspektor Dorjan Saraçi – Punonjës i Policisë së Burgjeve – Detyrim për t’u paraqitur
Inspektor Sali Ferrollari – Punonjës i Policisë së Burgjeve – Arrest në burg
Inspektor Fatjon Braçi – Punonjës i Policisë së Burgjeve – Arrest në burg
Inspektor Preng Marvataj – Punonjës i Policisë së Burgjeve – Detyrim për t’u paraqitur
Kryeinspektor Aranit Çela – Punonjës i Policisë së Burgjeve – Detyrim për t’u paraqitur
Kryeinfermier Aulon Quku – Punonjës i IEVP Durrës – Arrest në shtëpi
Hetimet për këtë çështje vijojnë, ndërsa autoritetet pritet të zbardhin përgjegjësitë individuale dhe rrethanat që çuan në arratisjen e të dënuarit.
Të tetë zyrtarët dyshohen për shkelje të rënda të procedurave që lidhen me masat e sigurisë dhe mbikëqyrjen, të cilat dyshohet se kanë favorizuar arratisjen e Altin Ndocit.
Hetimet për këtë çështje vijojnë, ndërsa Prokuroria pritet të thellojë akuzat dhe të verifikojë përgjegjësitë individuale të secilit prej të përfshirëve.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






