

"Qëndrimi im për primaret lidhet absolutisht vetëm me dy faktorë. Së pari, unë dhe askush tjetër nuk mund të thotë se, ka një mënyrë më të mirë për të marrë mendimin dhe opinionin e anëtarësisë së partisë dhe për ti bërë ata pjesë e vendimmarrjes se sa vota e tyre. Së dyti, nuk di një proces tjetër që të ketë transparencën që ka procesi i votimit të anëtarëve. Duke thënë këto jam plotësisht dakord që këto ngjallën debate, të cilat po ti marrin dhe ti analizojmë më gjakftohtësi nuk lidhen direkt me primaret, por me faktorë të tjerë ekstraprimarë. Përshembull, ajo që thoni ju, në rast se jo të gjithë ata që ishin më të votuarit u futën në listë, kjo erdhi sepse lista ishte e mbyllur dhe e hapur, pra e diktoi sistemi që kishte kufizimet e veta. Së dyti, problemet me listat. Çfarë po bëjmë ne për të adresuar problemin e listave. Listat janë dhe do të jenë atribut total i degëve të PD-së, në kuptimin që çdo degë duhet të ketë identifikuar çdo anëtar të vetin dhe kjo është elementare besoj.
Së treti, sigurisht po bëhet një diskutim mjaft i shëndetshëm. Edhe dje është zhvilluar një diskutim i shëndetshëm në takim. Janë pikërisht këto që thoni ju. Një fakt është se një person që zgjidhet kryetar nga ajo trupë, ai do jetë gjithnjë i votuari për çdo post, në një kohë kur edhe mund të mos jetë ashtu. Së dyti, në domosdoshmërinë e hapjes së partisë, e angazhimit të personaliteteve dhe figurave të reja me reputacion, por që nuk kanë një karrierë të gjatë në PD, është e domosdoshme që statuti të parashikojë mënyrën e mundësisë së angazhimit të tyre. Së treti, mënyra se si i kemi zhvilluar ne primaret, do ta quajmë bashkërisht natyrale. Çfarë do të thotë kjo. Cilido që ka dëshiruar ka kandiduar. Në të vërtetë në shumicën dërrmuese që i aplikojnë, primaret zhvillohen, por ka një komitet seleksioni të kandidaturave.
Unë nuk jam që ne të heqim dorë nga primaret. Heqja dorë nga primaret, ju them unë ju, vetëm sa forcon pushtetin e kryetarit lokal dhe kryetarit në qendër. Kryesisë lokale dhe kryesisë në qendër. Por në një interes që të ua heqim edhe atë pushtet që meritojnë anëtarët, nuk kemi. Prandaj dhe eksperiencën e krijuar po e shqyrtojnë, po e studiojmë, po e amendojmë por unë nuk jam që të heqim dorë prej tyre," tha Berisha.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






