Transmetuar më 17-01-2026, 12:45

GOLEM, Durrës – Kryeministri Edi Rama ka tërhequr vëmendjen e kryebashkiakes së Dimalit, Juliana Mema, gjatë një takimi të zhvilluar sot në Golem.

Teksa Rama ishte duke mbajtur fjalën, kryebashkiakja Mema nuk po i kushtonte vëmendje diskutimit dhe po qëndronte në telefon, gjë që ka shkaktuar reagimin e menjëhershëm të kryeministrit.

Në takimin me kryebashkiakët, Rama u shpreh me tone ironike dhe kritike, duke i kërkuar asaj të mos përdorte telefonin gjatë takimit.

“Unë këtë e thashë që herën e parë, që ti të mos rrije në telefon. Ne të tjerët nuk duhet ta prekim telefonin, sidomos ata që s’kanë fëmijë. Se mos dal edhe unë sikur jam kundër kujdesit për fëmijët. Zot i madh! Kështu është kur nuk zë mësime. Në vend që të kisha lënë atje në fund, thashë: hajde këtu përpara,” u shpreh Rama.

Ngjarja u zhvillua para të pranishmëve në sallë dhe u shoqërua me reagime të heshtura, ndërsa takimi vijoi më pas normalisht. /noa.al

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit