

DURRËS- Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë sot një takim me kryebashkiakët në Golem. Në fokus të takimit i cili pritet të mbahet rreth orës 11:30 do të jenë problematikat me të cilat përballen bashkitë, por edhe sfidat që duhen çuar para.
Kjo mbledhje e Ramës me të parët e bashkive vjen një ditë pas takimit me grupin e PS, ku kreu i qeverisë paralajmëroi ndryshime kushtetuese brenda këtij mandati.
Një fokus në takim pritet ta marrë edhe paketa e maleve që ka lançuar Partia Socialiste. Në një takim të zhvilluar në tetor me kryebashkiakët Rama adresoi kritika shumicës se bashkive se nuk i janë përgjigjur paketës së maleve, duke mos identifikuar zonat prioritare per zhvillim.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






