Transmetuar më 17-01-2026, 07:32

SHBA- Presidenti amerikan Donald Trump ka njoftuar formimin e një Këshilli të Paqes për Gazën, duke e cilësuar atë si “më të madhin dhe më prestigjiozin” e krijuar ndonjëherë. Njoftimi u bë përmes platformës së tij sociale, Truth Social.

“Është një nder i madh për mua të njoftoj formimin e Këshillit të Paqes. Anëtarët do të shpallen së shpejti, por mund të them me siguri se ky është Këshilli më i madh dhe më prestigjioz që është mbledhur ndonjëherë në çdo kohë, kudo,” shkroi Trump.

Trump nuk dha detaje të mëtejshme mbi përbërjen, mandatin apo rolin konkret të këshillit në procesin e paqes në Gaza, ndërsa njoftimi vjen në një kohë tensionesh të vazhdueshme në rajon dhe përpjekjesh ndërkombëtare për ndalimin e konfliktit.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit