Transmetuar më 16-01-2026, 23:30

Ministrja e Jashtme e Groenlandës shpërtheu në lot gjatë një interviste të drejtpërdrejtë, duke përshkruar presionin nën të cilin ndodhet pas deklaratave kërcënuese të Donald Trump në lidhje me vendosjen e sovranitetit amerikan mbi vendin e saj.

Duke folur në një emision televiziv, Vivian Motzfeldt dukej se po qante kur iu referua “presionit të madh” nën të cilin ka qenë për shkak të kërcënimeve të presidentit amerikan për të pushtuar territorin e Groenlandës.

“Po punojmë shumë, pavarësisht faktit se nuk jemi shumë”, – tha ajo në një intervistë me rrjetin kombëtar KNR pas bisedimeve. “Normalisht nuk do të doja t’i thoja këto fjalë, por do t’i them: “Jemi shumë të fortë. Po bëjmë më të mirën tonë. Por në ditët e fundit, sigurisht…” arriti të shtonte ajo përpara se t’i mbusheshin sytë me lot.

“Jam shumë e emocionuar. Jam e mbingarkuar. Ditët e fundit kanë qenë të vështira. Përgatitjet tona dhe presioni në rritje kanë qenë intensive”, – arriti të thoshte më në fund.

Ministrja e Jashtme theksoi se qeveria e Groenlandës mbetet e fortë dhe premtoi të punojë “në mënyrë që populli i Groenlandës në vendin tonë të ndihet i sigurt dhe të jetojë i sigurt”, duke shtuar: “Ne po përdorim të gjithë forcën tonë për ta arritur këtë ndërsa vazhdojmë punën tonë”.

Motzfeldt u takua me Ministrin e Jashtëm danez Lars Lokke Rasmussen, zv.Presidentin e SHBA-së J.D. Vance dhe Sekretarin e Shtetit Marco Rubio në Shtëpinë e Bardhë, në bisedime që përfunduan me një mosmarrëveshje mbi Groenlandën që i ka hapur oreksin Trumpit.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit