

Tiranë, 16 janar 2026 Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), në bashkëpunim me Byronë Kombëtare të Hetimit (BKH) dhe Policinë e Shtetit, ka zhvilluar një operacion blic në zonën e njohur si “Myslym Shyri”, në kryeqytet.
Burime bëjnë me dije se operacioni kishte në shënjestër një bazë të dyshuar të një call center-i, i cili dyshohet se operonte në fushën e mashtrimit ndaj shtetasve të një vendi tjetër. Aksioni është zhvilluar në koordinim me partnerë ndërkombëtarë, si pjesë e hetimeve ndërkufitare ndaj skemave të mashtrimit financiar.
Në operacion ka marrë pjesë edhe vetë drejtori i Byrosë Kombëtare të Hetimit, Jon Keta, çka tregon rëndësinë dhe ndjeshmërinë e aksionit të ndërmarrë nga autoritetet.
Deri në këto momente, SPAK nuk ka shpërndarë një njoftim zyrtar lidhur me rezultatet e operacionit, ndërsa pritet që në orët në vijim të ketë më shumë informacion mbi personat e përfshirë dhe veprimet procedurale të ndërmarra.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






