

GJERMANI- Një aksident midis një autobusi të linjës dhe një treni shkaktoi, vdekjen e një personi dhe plagosjen e dhjetë të tjerëve sot në zonën e portit të saj Hamburg, tha shërbimi zjarrfikës për AFP.
Të gjithë të plagosurit ndodheshin brenda autobusit, përveç personit i cili humbi jetën. Mediat e huaja shkruajnë se dy të plagosur janë në gjendje të rëndë, ndërsa gjashtë të tjerë janë plagosur lehtë.
Aksidenti ka ndodhur në qendër të zonës së madhe të portit të Hamburgut, në një vendkalim të pambrojtur, për një arsye që ende nuk është zbardhur, njoftoi policia, duke shtuar se një burrë që mbeti i vrarë iu nënshtrua plagëve të marra në vend.
Operacionet e shpëtimit vijojnë, ndërsa drejtoria e mjekësisë ligjore të policisë është mobilizuar për të marrë pjesë në hetime. Një zonë pritjeje për të afërmit e viktimave është ngritur në stacionin më të afërt të autobusit
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






