Transmetuar më 16-01-2026, 17:57

Venezuela / 16 janar 2026

Një shtetas shqiptar i identifikuar me inicialet J.N. është një prej personave të liruar nga burgu në Venezuelë, ku ishte akuzuar për përfshirje në një komplot të supozuar për të vrarë ish-presidentin Nicolas Maduro, tregojnë burimet lokale pas raportimeve të mediave çeke për lirimin e disa të burgosurve të huaj nga autoritetet e Venezuelës.

Ambasada shqiptare në Brazil ka konfirmuar se J.N. ndodhet aktualisht pranë objektit të “Kryqit të Kuq” në Venezuelë, duke pritur autorizimin për të udhëtuar drejt Shqipërisë. Sipas njoftimit diplomatik, zyrtarët janë në kontakt të vazhdueshëm me familjarët e tij, të cilët kanë arritur të komunikojnë në mënyrë telefonike me të pas lirimit.

Lirimi i tij vjen në kuadër të një serie lirimesh të të huajve të akuzuar për motivime të ngjashme gjatë kohës së tensioneve politike në Venezuelë, për të cilat raportimet e jashtme theksuan se akuzat, përfshirë edhe ato ndaj shtetasit çek, mund të kenë pasur motive politike dhe të mos jenë mbështetur fuqishëm nga provat.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit