Transmetuar më 16-01-2026, 16:51

Dibër – Katër persona mbetën të plagosur në një aksident që ndodhi pak më parë në Dibër dhe gjendja e dy prej tyre ishte e rëndë ndaj u dërguan me helikopter në Tiranë.

Ngjarja ndodhi rreth orës 15:40, në aksin rrugor Peshkopi–Maqellarë, pranë fshatit Dovalan, kur në rrethana të papritura janë përplasur dy automjete.

Makinat kishin për drejtues përkatësisht shtetasit Kapllan Lika, 68 vjeç, dhe Novruz Jashari, 57 vjeç.

Si pasojë e përplasjes, kanë mbetur të lënduar dy drejtuesit dhe dy bashëshortet e tyre shtetaset H.Jashari, 55 vjeçe, dhe V.Lika, 66 vjeçe.

pamjet shikoni vendin e ngjarjes pak pas aksidentit.

Kapllan Lika dhe bashkëshortja e tij V.Lika, u transportuan me helikopter drejt Tiranës, për ndihmë më të specializuar mjekësore.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet e nevojshme për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

Të dhëna nga vendngjarja: Përplasje kokë më kokë në aksin Maqellarë–Peshkopi, katër të plagosur

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar në aksin Maqellarë–Peshkopi, në vendin e njohur si karburanti i Trepçës, ku dy automjete janë përplasur kokë më kokë.

Si pasojë e përplasjes së fortë kanë mbetur të lënduar drejtuesit e mjeteve dhe pasagjeret, përkatësisht bashkëshortet e tyre. Të plagosurit janë transportuar menjëherë për ndihmë mjekësore.

Shtetasit Kapllan Lika dhe bashkëshortja e tij, Vere Lika, të cilët udhëtonin me një automjet tip Opel, po transportohen me helikopter drejt Tiranës për trajtim më të specializuar mjekësor, për shkak të gjendjes së tyre shëndetësore.

Ndërkohë, drejtuesi i automjetit tip Ford, Novruz Jashari, dhe bashkëshortja e tij, Hane Jashari, po marrin mjekim në Spitalin Rajonal të Dibrës, ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të cilat po kryejnë veprimet hetimore për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat e aksidentit. Qarkullimi në këtë segment rrugor ka qenë i vështirësuar për disa minuta.

/noa.al

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit