Transmetuar më 16-01-2026, 16:32

GJKKO ka dhënë vendimin për avokati Besart Logu, i akuzuar se i mori 8 mijë euro ryshfet klientit për të ndikuar te drejtësia.

Gjykata e Posaçme e ka dënuar me 2 vite burg, por në aplikim të gjykimit të shkurtuar, iu ul në 1 vit e 4 muaj.

Në fund, gjykata vendosi pezullimin e dënimit me burg, duke e vbënë në shërbim prove për 2 vite e 8 muaj. Gjithashtu i është hequr e drejta për të ushtruar profesionin për 9 muaj.

Njoftimi i plote:

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Gjykimin e çështjes penale që i përket procedimit penal nr. 242, të vitit 2024, në ngarkim të të pandehurit Besart Logu, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 245/1/4 i Kodit Penal”.

2. Gjykimi i kësaj ?ështje u zhvillua me rregullat e gjykimit të shkurtuar. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Atalanta Zeqiraj, Flojera Davidhi dhe Erjon Bani, me vendimin nr. 2, datë 14.01.2026 vendosi:

1. Deklarimin fajtor të të pandehurit Besart Logu për veprën penale të “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, prashikuar nga neni 245/1 paragrafi 4 i K.Penal, dhe dënimin e tij me 2 vjet burgim.

2. Në aplikim të nenit 406 të K.Pr.Penale, uljen e dënimit me 1/3 dhe dënimin e tij me 1 vit e 4 muaj burgim.

3. Në aplikim të nenit 59 të K.Penal, urdhërohet pezullimi i ekzekutimit të dënimit me burgim për të pandehurin Besart Logu duke e vënë në provë për një periudhë kohe prej 2 vjet e 8 muaj me kusht që të mos kryej vepër tjetër penale dhe të mbajë kontakte me shërbimin e provës.

4. Në aplikim të nenit 39 të K.Penal, heqjen e së drejtës së ushtrimit të profesionit të avokatit për një periudhë prej 9 muajsh për të pandehurin Besart Logu.

5. Shpenzimet procedurale të kryera gjatë fazës së hetimit dhe ato gjatë gjykimit i ngarkohen të pandehurit.

6. Provat materiale si, provat e mëposhtme:

-1 DVD+ËR përgjimi ambiental audio dhe video midis të pandehurit Besart Logu dhe agjentit të koduar me numër kodik **** të datës 09.12.2024; -1 CD audio dhe video midis të pandehurit Besart Logu dhe agjentit të koduar me numër kodik **** të datës 13.12.2024, bëhet pjesë e fashikullit të gjykimit.

7. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsioni dhe Krimin e Organizuar brenda 15 ditëve, afat i cili fillon të llogaritet nga e nesërmja e marrjes dijeni lidhur me vendimin e arsyetuar.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit