

SELANIK/KATERINI – Policia e Krimit të Organizuar në Greqi ka arrestuar dy shtetas shqiptarë, 44 dhe 47 vjeç, të dyshuar për grabitje të armatosur në një argjendari. Njëri prej tyre u kap në zonën e Toumba, Selanik, ndërsa tjetri në zonën e Katerinit.
Autoritetet greke identifikuan gjithsej pesë persona të përfshirë në këtë ngjarje, ndërsa tre të tjerët janë ende në kërkim.
Sipas mediave greke, dy të arrestuarit hynë të armatosur në dyqan, ndërsa bashkëpunëtorët e tjerë i prisnin me një makinë me qira për t’u larguar menjëherë pas grabitjes. Ata morën një shumë prej 20.000 eurosh dhe 40 paund.
Gjatë grabitjes u shkrep një armë zjarri, por nuk pati të lënduar. Policia po vijon hetimet për të kapur edhe pjesëtarët e tjerë të grupit dhe për të zbardhur të gjitha detajet e ngjarjes.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






