

Babai i tre fëmijëve të cilët u gjetën vetëm në banesën e tyre në Durrës, ka rrëfyer se ka fakte që ish bashkëshortja e ka tradhtuar, madje pretendon se edhe fëmijë e kanë parë nënë e tyre lakuriq.
Ai shprehet se ish bashkëshortja e tij rrinte gjithë kohës në TikTok ku hynte edhe në live.
“Ajo rrinte tërë natën live në TikTok. I thoja fli se duhet të iki nesër në punë.
Ajo ka ikur tre herë në Shqipëri, herën e fundit më tha do të iki sepse e kërkuan shoqet dhe shokët e saj.
Nuk është e vërtetë historia e mbiemrit. Iu luta mos ik se nuk do kthehesh dot më. Isha kundër edhe ikjes në Gjermani, ishim të martuar.
I thashë të mos ikte sepse do dalin gjëra që do të ndahemi, më tha: Do iki!
Mora borxh për të sepse i nisja lekë nga Shqipëria. Zbulova tradhtinë me foto dhe video sepse kishim një email të përbashkët.
E kanë parë edhe fëmijët lakuriq. I kam ruajtur që në një të ardhmen fëmijët të dinë se kush është nëna e tyre”, tha ai në News24.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






