Transmetuar më 16-01-2026, 13:13

TIRANË – Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka përfunduar hetimet ndaj një grupi kriminal të dyshuar për trafikimin e kokainës nga Amerika Latine drejt Shqipërisë dhe ka nisur zyrtarisht komunikimin e akuzave për personat e arrestuar.

Hetimet kanë të bëjnë me operacionin e zhvilluar në muajin nëntor të vitit 2024 dhe janë drejtuar nga prokurori i SPAK, Adnan Xholi. Në kuadër të kësaj çështjeje, nën akuzë janë shtetasit shqiptarë Geis Gejsullai, Klajd Birçe, Aldi Zonja, Artion Ccaushllari, Endi Sejdini, Ismail Abdurrahmani dhe Baki Huqi, si edhe tre shtetas të huaj, dy prej të cilëve me shtetësi venezueliane dhe një kolumbian.

Hetimi për këtë aktivitet kriminal nisi pas një indicie të siguruar lidhur me një laborator droge në Frakull të Fierit. Gjatë një operacioni policor, pranë banesës së ish-funksionarit vendor Viktor Ccervanaku, u sekuestrua një sasi prej 485 kilogramësh kokainë, e fshehur në mbetje kimike.

Në vijim të hetimeve, SPAK e ndau çështjen në fraksione dhe arriti të zbulojë ekzistencën e një grupi tjetër kriminal, i cili dyshohet se transportonte lëndën narkotike nga Amerika Latine drejt Shqipërisë, duke e fshehur atë në lëkurë kafshësh.

Hetimet ndaj personave të përfshirë pritet të kalojnë në fazën e gjykimit.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit