

POGRADEC – Një tërmet me magnitudë 3.7 të shkallës Rihter është regjistruar paraditen e kësaj të premteje në zonën e Pogradecit. Sipas të dhënave të Qendrës Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare (EMSC), epiqendra e lëkundjes ka qenë në një thellësi prej rreth 5 kilometrash.
Tërmeti është ndjerë rreth orës 11:30 dhe, sipas raportimeve të banorëve, lëkundjet janë perceptuar jo vetëm në Pogradec, por edhe në qytete të tjera si Korça, Struga, Ohri, si dhe deri në Elbasan.
Deri më tani nuk raportohet për dëme materiale apo persona të lënduar.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






